Basha akuzon drejtorët e ministrisë: Janë në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave

Basha akuzon drejtorët e ministrisë: Janë në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka akuzuar të shtunën se drejtorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vënë në shërbim të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës.

Për këtë ai ka sjellë si argument një denoncim, sipas të cilit  Loran Sevi i cili aktualisht mban detyrën Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është shfaqur me Tahirin në godinën e Tv Klan, mbrëmjen që Tahiri ishte i ftuar në “Opinion”.

“Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës: ‘Përshëndetje z. Kryetar.

Personi ne foto dhe video është Loran Sevi i cili aktualisht mban detyrën Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin “Saimir Tahiri” 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në studion e “TV Klan”.'”

Basha tha se “Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy