Klapper: Gratë të pasigurta për të hapur biznes, 43% mendojnë se përgjegjës për ekonominë është burri

Klapper: Gratë të pasigurta për të hapur biznes, 43% mendojnë se përgjegjës për ekonominë është burri

Drejtoresha e fondacionit “Friedrich Ebert”, Stine Klapper për një studim të kryer mbi barazinë gjinore në Shqipëri, ku 56% e grave mendojnë se ka shkallë të kënaqshme të barazisë gjinore, flet për një sondazh përfaqësues të kryer me një mijë persona, për të pasur përfaqësi dhe për të reflektuar edhe dallimit mes qytetit dhe fshatit.

Në emisionin “MCN Econony”, Klapper deklaroi se është bërë shumë përpjekje, por ka shumë për tu bërë.

Ka një dallim midis pavarësisë ekonomike dhe vullnetit për të hapur një biznes.

Pavarësia ekonomike është shumë e rëndësishme dhe ka përmirësime në Shqipëri, ndërsa për hapjen e një biznesi ka shumë rrisqe.

Perceptohet se nuk ka mjaftueshëm siguri për të hapur një biznes.

Kushdo që do të hapë një biznes, duhet të inkurajohet, por ka edhe punë të tjera të ndryshme, që mund të jenë më tërheqëse për gratë, se sa hapja e një biznesi.

Lidhur me gjetjet e studimit se 43% e të pyeturave, deklaruan se burri është përgjegjës për situatën ekonomike familjare, shtoi se në masën më të madhe përgjegjësia i takon kryesisht kryefamiljarit.

Sipas saj, kjo tregon edhe se si kuptohen rolet e gjinive të ndryshme në shoqëri.

Ende është perceptimi se është bashkëshorti apo partneri ai që siguron të ardhurat dhe merr vendimet e rëndësishme.

Ekzistojnë stereotipe se njërit apo tjetrit bashkëshort, i takojnë përgjegjësi të caktuara, por edhe për kontributin financiar.

Shumë prej grave duan më shumë gra në politikë, kjo tregon edhe faktin se po bëhen ndryshime.

Ndoshta nuk e shohin veten e vetë në politikë apo biznes, por janë të hapura që të ketë më shumë gra dhe vajza në këto sektorë.

Është një indikator i një shoqërie në ndryshim. Dallimi mes pagave është problem edhe në nivel ndërkombëtar.

Në Gjermani kjo diferencë është më e madhe se këtu. Po të shikosh të gjithë shoqëritë dhe zbërthesh se sa para bëjnë gratë dhe burrat, shikon se si gratë bëjnë punë që paguhen më pak se sa burrat.

Në tërësi gratë fitojnë më pak, por në Shqipëri diferenca është më e vogël se në shumë vende të tjera, por ekziston ama.

Kjo ka të bëjë me faktin se punët shihen si të kategorizuara, ku IT shihet si punë për burrat, ndërsa punët e kujdesit shihet si për gratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy