Policia “prish” zgjedhjet për kreun e Cosa Nostra, arrestohen 27 mafiozë

Policia “prish” zgjedhjet për kreun e Cosa Nostra, arrestohen 27 mafiozë

Policia italiane prish zgjedhjet në kupolën e Cosa Nostras. Të paktën 27 persona kanë përfunduar në pranga nën akuzën e pjesëmarrjes në organizata mafioze, kërcënime me jetë, biznese abuzive, trafik droge dhe transferime të jashtëligjshme pasurish.

Prej kohesh kishin nisur hetimet, sipas të cilave rezulton se Cosa Nostra ka një mekanizëm të mirëfillte elektoral për të zgjedhur krerët e rinj drejtues apo dhe ndryshimet në strukturat.

Operacioni i policisë së Palermos në orët e para të mëngjesit, ka zbuluar edhe riorganizimin e brendshëm të familjes mafioze Santa Maria Di Gesu dhe aftësitë e saj për infiltrim në strukturat ekonomike lokale. 

Brenga familjes mafioze zhvillohen zgjedhje të mirëfillta për drejtuesit. Mjafton një ngritje dore në shenjë pohimi për të dhënë aprovimin e çdo anëtari, ndërsa procedurat e përzgjedhjes dhe propozimet  janë privilegj vetëm i kreut të Familjes apo këshilltarit të tij. /klanplus

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy