Moldavia ndërpret furnizimin me gaz nga Rusia

Moldavia ndërpret furnizimin me gaz nga Rusia

Moldavia nuk po furnizohet më me gaz natyror ose energji elektrike nga Rusia, sipas një deklarate të kryeministrit të vendit.

Vendi, i cili është fqinj me Ukrainën, ka vazhduar të përdorë furnizime nga Moska që nga fillimi i luftës.

Nëse në fillim të luftës 100% e energjisë së konsumuar në Moldavi e kishte origjinën nga  Rusia, sot Moldavia mund të ekzistojë pa gaz natyror ose energji elektrike nga Rusia. Moldavia nuk po konsumon më gaz rus, ajo është e integruar në rrjetin energjetik europian si teknikisht ashtu edhe komercialisht”, tha Dorin Recean në një konferencë të sigurisë në Bukuresht.

Rusia ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për disa vende gjatë vitit të kaluar si hakmarrje ndaj sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Perëndimi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy