Ndërron jetë nga Covid-19 ish-ushtaraku Petrit Myftiu

Ndërron jetë nga Covid-19 ish-ushtaraku Petrit Myftiu

Ish-ushtaraku, Petrit Myftiu, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” si pasojë e Covid-19. Myftiu ka qenë një nga kuadrot kryesorë të Flotës Luftarake Detare Shqiptare.

Ai e filloi karierën nga kapiten nëndetëseje në moshën 23-vjeçare dhe më pas ishte Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse Vlorë.

Më vonë ka kaluar në Durrës si Komandant i Bazës Ushtarake Detare në Bisht Palle. Në përfundim të karrierës së tij ka qenë Drejtor i Flotës Tregtare të Shqipërisë me qendër në Durrës.

Petrit Myftiu ishte infektuar ditët e fundit me virusin covid-19, ndërsa nuk ka mundur ta mposhtë. Ai ka qenë i intubuar në spitalin COVID 2, ndërsa mëngjesin e sotëm ai ka humbur jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy