
Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, u nda historia e veçantë dhe simpatike e motrave binjake, Amaris Luna dhe Laida Rose Topalli.
Ato ndanë një surprizë të bukur që i bënë xhaxhait të tyre në ditën e dasmës së tij, një moment që ka thelluar lidhjen e ngushtë që kanë me të, veçanërisht në Suedi, ku ato jetojnë.
Ne i bëmë një surprizë xhaxhait tonë dhe u ndjemë shumë të lumtura për këtë. Ideja ka qenë e babit dhe mamit, që të bëjmë diçka speciale për të. Gjatë dasmës, ne kënduam një këngë për xhaxhain tonë Elin në sallën e dasmës.
Xhaxhi Eli u ndje shumë i lumtur. Ne jetojmë në Suedi, edhe ai jeton atje. Ai shpesh na plotëson gjithmonë dëshirat dhe na mbështet gjithmonë.
Motrat binjake kënduan në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe suedisht, duke i dhënë një emocion të veçantë programit të mëngjesit.



