Me hapjen së fundmi të bareve dhe restoranteve në ambientet e brendshme, shtohet edhe preventiva për mbrojtjen ga koronavirusi. Për mjekun imunolog Genc Sulçebe, i ftuar në studion e lajmeve në TvT është e nevojshme, të vazhdohet me masa normale, meqe situata është normalisht e menaxhueshme.
“Nuk është e nevojshme mbajtja e masave të vazhdueshme, tashmë janë normale për normalizimin e situatës. Është një infeksion vetshkatërrues, individët që janë të sëmurë, dhe nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese e kalojnë si grip i zakonshëm, kurse moshat mbi 60 vjeç dhe që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, dihet se janë më të rrezikuar”.
Për imunologun Sulçebe, mbrojtja e vetme janë përdorimi i maskave dhe distancimi social, si dy masa kryesore parandaluese ndaj kësaj sëmundje akute.
“Pjesa tjeter e popullatës të ruhet, të mbaj maska, masa e vetme deri tani botërisht njihet si masë parandaluese, maska dhe distancimi fizik janë dy masa më të rëndësishme”.
Duke u nisur nga kjo, sipas mjekut Sulçebe, grupet e riskut duhet të kenë kujdesin e shumfishtë që në këtë periudhë do të ketë edhe shfaqje të gripit sezonal.
“Nëse do të kemi edhe grip sezonal, padyshim që në anën tjeteër kemi pandeminë, pra do të kemi konfuzione në diagnozë, nëse popullata është e mbrojtur nga gripi përmes vaksinës, nuk rrezikon të infektohet , por nëse një njeri i vaksinuar ka problem me temperaturë psh, ateherë do të ketë mundësi të ketë Covidin më shumë sesa gripin, pra kjo është fakti për ti dalluar, vaksina mund të bëj një efekt edhe te covidi, ti tip imuniteti”.
Imunologu Sulçebe, shprehu bindjen se koronavirusi nuk ka efekte anësore pas shërimit, që rëndom si një sëmundje akute të çon në vetshërim bazuar në sistemin uminitar që lufton virusin, dhe si i tillë nuk lë pasoja anësore.



