Dosja Avdylaj-Rrumi i Shijakut, në përgjimet e Sky del emri i Monika Kryemadhit

Dosja Avdylaj-Rrumi i Shijakut, në përgjimet e Sky del emri i Monika Kryemadhit

Në dosjen hetimore të grupit të Astrit Avdulaj, del emri i ish-drejtueses së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Në faqen 45 të vendimit, MCN TV mëson se rezulton se Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut, pretendon se ka folur në aplikacionin Sky Ecc me Monika Kryemadhin, edhe pse në përgjime del vetëm emri Monika.

Gjithçka zbulohet teksa Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masa sigurie ndaj disa personave të përfshirë në veprimtari kriminale, pjesë e një grupi të strukturuar që dyshohet për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit dhe përfshirje në një vrasje për hakmarrje të ndodhur në vitin 2021.

Zbulohet se një bisedë mes Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, dhe Vullnet Muçës, ku ky i fundit pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në aplikacionin Sky Ecc.

Pjesa ku përmendet Monika

1D6E0D– Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…

L629B3– po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.

1D6E0D– Dhe fredit ikam nejt korekt ikam then si ta mendosh ti un do boj po ta lexojm deri ditet e fundit.

L629B3– se esht shum i holle per kto gjera dhe ka shum shkallen e njofjes…. njeh shum njerez po ka hum pil se genjen dhe ka nai ves…. po kur do i kthente pergjigje prk.(prokurores) ai e tha qe ija , dhe fletat e volumit i kan cuar per akt eksperimentii te dha gje.

1D6E0D– Kte jav nga e premjta

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy