Arrestimi i Çyrbjas, Bregu: Deputeti ndikoi për një agravim të situatës mes dy bandave në Durrës

Arrestimi i Çyrbjas, Bregu: Deputeti ndikoi për një agravim të situatës mes dy bandave në Durrës

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpjeguar detaje nga arrestimi i ish deputetit Jurgis Çyrbja dhe si ai u ndihmua nga krimi i organizuar për të marrë vota.

Ai tha se dosja e Çyrbjas ka disa problematika ku dyshohet se deputeti ka ndikuar për një agravim të situatës mes dy bandave në Durrës, arsye pse nuk bwhet publike dhe dosja e tij.

Qasja që kam unë e kam thënë dosja e Çyrbjas ka disa problematika dhe ato janë se deputeti ka ndikuar ashtu si duket në dosje të paktën dyshohet për një agravim të situatës mes dy bandave në Durrës dhe kjo është arsyeja pse nuk bëhet publike dosja, ata e kanë ndihmuar për votat dhe në akuzën që ka bërë publike SPAK ka sqaruar se personi në kërkim Altin Hajri e ka ndihmuar dhe ai ja ka kthyer në zgjedhje.

Akuzat i kanë ardhur më herët dhe nga opozita dhe lideri i opozitës për ndikimin e tij në bandat kriminale në Durrës prej të cilëve ka përfituar vota. Ajo që di unë nga dosja është se ka disa të dhëna sensitive që mund të ndikojnë në agravimin e situatës mes personave në Durrës. pra Çyrbja jo vetëm i ka ndihmuar dhe ka marrë ca vota, por ka ndihmuar që njëra prej palëve ka fituar mbi palën tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy