Strategjia e zgjerimit të BE-së, Junker flet nga Maqedonia (VIDEO)

Strategjia e zgjerimit të BE-së, Junker flet nga Maqedonia (VIDEO)

Kreu i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i shoqëruar nga eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han ishte sot në Shkup. Ata prezantuan “Strategjinë” e Bashkimit Evropian për zgjerim. Në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev, presidenti Junker tha se sot nuk ka ardhur për të caktuar datën e hapjes së bisedimeve me BE-në por për të thënë se Maqedonia është në rrugë të drejtë.

"Sa i përket emrit të vendit, jo, nuk do të doja të them asgjë për shkak se ju mbetet juve që ta zgjidhni këtë problem me miqtë tuaj grek. Unë të premten e kaluar gjatë Këshillit Evropian në Bruksel bisedova me kryeministrin grek Cipras dhe i thash që të qëndrojë në rrugën tashmë të filluar dhe munda të vërej gjatë mbërritjes në aeroport se diçka paska ndryshuar".

Ndersa kryeministri  Zaev u shpreh i bindur se në qershor vendi do t’i nis bisedimet për integrim në BE.

"Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë është i pranueshëm emër me përcaktim gjeografik që do të bëjë ndarje mes shtetit tonë dhe rajonit në Greqi. Megjithatë, insistojmë në një zgjidhje që do të mundësojë mbyllje të përhershme dhe të qëndrueshme të kontestit me respektimin e dinjitetit dhe identitetit të dy popujve dhe dy shteteve".

Vizita e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker është pjesë e turit ballkanik mes të cilave ishte planifikuar edhe ardhja në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy