Tropojë, 70 persona përfundojnë në spital pas drekës, arrestohet pronari i restorantit

Tropojë, 70 persona përfundojnë në spital pas drekës, arrestohet pronari i restorantit

Pronari i një restoranti përfundoi në pranga pasi rreth 70 persona nga Bajram Curri u paraqitën në spital me simptoma helmimi.

Policia njofton e ka arrestuar pronarin e restorantit, i cili akuzohet per “Prodhim dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.

Informacioni i policise 

Më datë 18.07.2017, specialistët e Seksionit të Hetimit Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin; Dashmir P, 47 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi;

Më datë 18.07.2017, në spitalin e Bajram Currit janë paraqitur 70 persona për të marrë ndihmë mjeksore, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë konsumuar ushqim në lokalin (restorantin) e shtetasit Dashmir P, në lagjen “28 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit.

Në lidhje me ngjarjen janë kryer veprimet proceduriale në bashkëpunim me specialistët e AKU-së, Drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, ku janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga nenet 288 dhe 174 të K.Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy