Zjarret në Gjirokastër/ Gazetarja e MCN: Situata më e qetë, dëme të mëdha në bujqësi

Zjarret në Gjirokastër/ Gazetarja e MCN: Situata më e qetë, dëme të mëdha në bujqësi

Prej disa ditësh vendi ynë është përballur me një situatë kritike përsa i përket zjarreve, ku gjendja më e rëndë u raportua në qarkun e Gjirokastrës, aty ku u shënua viktima e parë. Dy ditë pas kësaj ngjarje, në një lidhje Skype në studion e lajmeve në MCN TV, gazetarja Jonida Qirko, raportoi se situata këto distë paraqitet e qetë, pavarësisht disa vatrave të zjarrit të riaktivizuara.

Sa i përket staneve ku këta banorë mbajnë dhe bagëtitë, gazetarja raportoi se vetëm ditën e parë i ka rrezikuar ato, ndërsa më pas falë ndërhyrjes së zjarrfikësve çdo gjë është vendosur në kontroll. Ajo theksoi se dëmet janë të mëdha dhe veçanërisht në bujqësi ku sipërfaqe të mëdha me vreshta janë shkrumbuar.

Lidhur me zhvillimet nga ana e policisë Qirko raportoi se deri tani nuk ka asnjë të arrestuar përveç disa shoqërimeve, por ajo tha se policia do ndëshkoj këdo që vendos zjarre të qëllimshme në tokat e tyre.

Situata paraqitet e qetë, ka disa vatra zjarri që janë aktivizuar në mëngjes por gjithçka është në monitorim të vazhdueshëm të situatës nga ana e bashkisë, zjarrfikëseve në terren. Zjarri ditën e parë ka rrezikuar stanet, por çdo gjë është vendosur në kontroll, nuk ka pasur probleme të tjera, por dëmi është i jashtëzakonshëm në bujqësi. Kemi shumë hektarë me vreshta të djegura dhe jashtë funksionit. Dëmi është i madh. Lidhur me këto zjarrvënie deri tani nuk ka një të arrestuar përveç një personi të raportuar dy ditë më parë i cili kishte ndezur zjarr për të djegur plerat dhe më pas ato u përhapën më shumë. Por nuk ka të arrestuar, vetëm disa shoqërime.  Ajo që mbetet e rëndësishme është mos të ketë më zjarre sepse rrezikohen banesat. Do të ndëshkohen të gjithë ata që ndezin qëllimisht zjarret në tokat e tyre.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy