Bakalli: Shoqëria civile nxjerr në pah problemet, qëllimi i përbashkët rrit bashkëpunimin

Bakalli: Shoqëria civile nxjerr në pah problemet, qëllimi i përbashkët rrit bashkëpunimin

Gjyljana Bakalli aktiviste e organizatës “Drejtësi Sociale” thotë se për projektet e shoqërisë civile lihet afat shumë i shkurtër, ashtu sikundër edhe për tenderat.

Ky qëndrim i saj vjen pasi Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile ka miratuar një buxhet prej 1.1 milion euro për projektet e shoqërisë civile.

Duke folur për emisionin “MCN Economy”, ajo deklaroi se ka specifikime për ato që janë organizata që kanë vite që ekzistojnë.

Lidhur me faktin se pjesa më e madhe e organizatave janë të përqendruara në kryeqytet, deklaroi se kjo lidhet me lehtësinë e aksesit pranë institucioneve dhe grupet e interesit.

Por sipas saj që puna e një organizate të shkojë sa më mirë, duhet të shkojë tek terreni dhe lidhjet me të.

Është i mirë fakti që disa organizata apo shoqata kanë objektiva të ngjashme, kjo do të rriste mundësinë për bashkëpunim mes tyre, por diçka e tillë mungon në terren.

Bashkëpunimi është i detyruar për të marrë pjesë në një projekt. Objektivat e organizatave janë të përgjithshme, nuk mendoj se është gjë e keqe. Mund të kenë një nga qëllimet kryesore, por duhet bashkëpunim edhe me institucionet shëndetësore.

Për pagesën e sigurimeve duhet të përfshihen tatimet, sigurimet shoqërore, është punë në grup. Nëse do plotësohej objektivi organizata do e kish arritur qëllimin dhe do ishte shkrirë.

Është gjë e mirë që organizatat kanë qëllim të përbashkët, pasi mund të gjejnë gjuhë bashkëpunimi mes tyre për një kauzë të caktuar.

Vendosen objektiva maksimale dhe rruga për t’i arritur kërkon një apo dy dekada. Është një punë në vijimësi, dhe kërkon kohë.

Shoqëria civile ka në dorë të nxjerr në pah problemet dhe jo domosdoshmërisht e ka bërë përmes projekteve.

Ajo sqaroi se përfaqëson një organizatë për komunitetin rom dhe egjiptian dhe se janë munduar për t’iu dhënë zgjidhje kauzave të tyre.

Ndër të tjera tha se AMSHC ka të drejtën të auditojë organizatën, por se nuk ka një institucion specifik që i kontrollon auditimin, përveç donatorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy