Kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, akuzoi Izraelin se po përpiqet të bllokojë çdo marrëveshje për ndërprerjen e armiqësive në Rripin e Gazës.

Në një intervistë për Al Jazeera-n, Haniyeh tha se Izraeli sulmoi kampin Nuseirat të shtunën e kaluar, duke liruar katër pengje dhe duke shkaktuar vdekjen e 274 palestinezëve, për të bllokuar çdo marrëveshje që mund t'i jepte fund luftës.
Po ashtu Haniyeh drejtoi gishtin nga Shtetet e Bashkuara, duke i akuzuar se kishin marrë pjesë në sulm.
Izraeli me shumë gjasa do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme pas dorëheqjes së ministrit të luftës Benny Gantz, i cili akuzon Netanjahun se po pengon fitoren kundër Hamasit.



