Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Berisha mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Berisha mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës së Partisë Demokratike, Sali Berisha

ka njoftuar mbledhje me Kryesinë e PD-së dhe me Këshillin Kombëtar.

 Konkretisht, sot presj orës 12:00, PD do të zhvillojë takim me Kryesinë, ndërsa Këshilli Kombëtar do të mblidhet nesër prej orës 17:00.

 Në këto takime do të flitet për veprimet që do të merren pas vendimit të rishqyrtimit të çështjes së vulës, si dhe për situatën më të fundit politike.

 Kujtojmë se Gjykata e Apelit ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Faktit çështjen e vulës së PD me një trupë tjetër gjykimi.

 Me vendimin e djeshëm është prishur vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri, duke njohur dhe legjitimuar grupin e Alibeajt si palë në proces.

 Ky vendim i Gjykatës së Apelit do të thotë se vula i është rikthyer Alibeajt dhe grupimit të tij dhe Lulzim Bashës, të cilët do jenë edhe pala që KQZ do regjistrojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy