
Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë sot gjatë mbledhjes me grupin e PS se deputetët që kanë marrë qoftë edhe një mandat nga PS-ja, nuk do jenë në listën e mbyllur, por në fushën e betejës.
Analisti Frrok Çupi tha në studion e MCN Live se më tepër se një strategji e Ramës, kemi të bëjmë me një lloj stadi ku ka shkuar politika e vendit dhe ajo botërore dhe kjo është një zgjidhje që nesër PS-ja të mos ndodhet si PD-ja sot me figura që kanë aty prej dekadash.
Përveç se strategji mendoj se është stad, është një lloj stadi ku ka shkuar gjithë politika e vendit, dhe ajo botërore. Nuk mund të jemi ata që ishim, nuk mund të jemi në të njëjtat metoda, figura, sjellje, performanca. Këto vite që kemi bërë ndryshe dhe prej rajonit, kemi bërë strucin, s’po shohim çfarë po ndodh rreth e rrotull nesh, në vend, politika është imponuar me ato figura, sjellje, i është imponuar publikut vendit. Këtë e imponon vetë zhvillimi, të ketë motorë të rinj, ndryshime të reja. E shoh strategji që nesër PS të mos ndodhet me duar përpjetë, apo siç ndodhet sot PD me ata tipat që janë rreth e rrotull që janë që prej shekullit 17 në politikë. Janë të degraduar. Një nga reflekset e kohës është që të mos jemi siç janë ata. Ka ndryshuar brezi, fizikisht brez tjetër.
Po bën, po përgatit që nesër PS, apo politika të jetë tjetër gjë. Dëshmon që Rama është i lirë për këtë gjë. Ka liri të pakufishme, në kuptimin e ideve.
PS e Ramës e ka çuar vendin në prag të BE, dhe eshtë e garantuar që në 2030 do të aderojë. Ky është kontribut i madh.



