Daci: Marrëveshja e Italisë për emigrantët, skenar politik. Ekstraterritorialiteti i Shqipërisë nuk e lejoi realizimin e saj (VIDEO)

Daci: Marrëveshja e Italisë për emigrantët, skenar politik. Ekstraterritorialiteti i Shqipërisë nuk e lejoi realizimin e saj (VIDEO)

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e dy qendrave në Shqipëri ku do të strehohen emigrantët e ardhur nga Afrika me qëllim që t’u shqyrtohen kërkesat për azil, ka ngjallur polemika dhe këndvështrime nga analistë në vend dhe jashtë.

Politologu Alban Daci, që vepron në Itali, thotë për MCN live, se marrëveshja në fjalë i shërben ekskluzivisht vetëm kryeministres italiane, Gjeorgjia Meloni.

Ka disa lloj problematikash kjo marrëveshje. Së pari po trajtohet në formën e një histerie publike, e cila lidhet me preferencat dhe kredot politike të Shqipërisë.

Dikush e sulmon për faktin se e ka bërë Rama, dikush e mbron se e ka bërë Rama, dhe ajo që mua më vjen keq, është fakti se në tërë këtë po vendosen në një moment delikat marrëdhëniet Shqipëri-Itali, ehe ne shqiptarëve që jetojnë këtu dhe jemi produkt i një emigracioni ekonomik, për këtë dështim të klasës politike 30 vjeçare në Shqipëri.

Kjo është marrëveshje politike, e dhe i shërben ekskluzivisht vetëm Gergia Melonit  dhe nuk është marrëveshje që ndihmon Italinë, dhe nuk e ndryshon ose parandalon fenomenin e emigracionit klandestin ne Mesdhe por Gjeorgjia Meloni dhe Salvini, kanë ardhur në pushtet në formë populiste duke e kritikuar me emigrantët.  

Daci thotë më këtë marrëveshje, kryeministrja e Italisë, më shumë do t'i çoj mesazh të drejtpërdrejtë BE, përkatësisht Gjermanisë e Francës, që sipas saj nuk ndihmuan për të ndryshuar Traktatin e Dublinit për emigrantët, dhe në këtë rast i ndihmoi një vend i vogël si Shqipëria.

Me këto emigrantë, Italia është ndodhur në një situatë të vështirë dhe e braktisur nga BE sepse Gjermania dhe Franca nuk e kanë bërë atë që duhej bërë, për të ndryshuar dhe për ta modernizuar Traktatin e Dublinit dhe mesazh që do të bëj Gjeorgja Meloni është mesazh që i vlen asaj në përballje mes Macronit dhe Sholsit për qe i vlen në të njëjtin kohë edhe Edi Ramës.

Mesazhi është që ju që jeni bashkëthemelues të BE, dhe keni detyrimi të përbashkëta për të na ndihmuar dhe qëndruar pranë dhe këtë gjë po e bën një vend i vogël, aspirant për në BE, dhe kjo është një arsye që ky vend na duhet për pjesë në BE. Ky është mesazhi,

Për politologut Daci, marrëveshja me Italinë për emigrantët është i pamundur të realizohet sepse ekstraterritorialiteti i Shqipërisë nuk e lejoj një gjë të tillë.

Në vetvete kjo marrëveshje nuk ka mundësi për tu realizuar.

Unë e kam problemin me kryeministrin tonë që është votuar për të mbrojtur interesat tona.

Kjo lloj marrëveshje është e pamundur të realizohet, sepse ekstraterritorialiteti në Shqipëri është vetëm ne dy versione dhe përcaktohet nga Konferenca e Vjenës, që ka të bëj me marrëdhëniet mes shteteve dhe ka traktati që rregullon shtet ka vetëm dy forma, në rastet e selive diplomatike dhe në rastet e bazave ushtarake nën shërbim të NATO-s, pasi kemi firmosur anëtarësimin në këtë Aleancë.

Në rrethana të tjera nuk mund të krijohet , do të krijonim precedent shumë të rrezikshëm, që i bie të na kërkoj edhe Greqia. Pra nuk mund të bëhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy