Gjinekologia që të çon drejt abortit pa qenë fare shtatzënë

Gjinekologia që të çon drejt abortit pa qenë fare shtatzënë

Të të nxjerrin shtatzënë pa qenë fare e tillë dhe të të sugjerojnë edhe mënyrën se si mund të kryesh abortin. Emisioni “Stop” në TV Klan transmetoi mbrëmë një investigim në lidhje me mjeken gjinekologe Nina Balili, pas denoncimeve të disa grave dhe vajzave.

Një qytetare u paraqit në klinikën private të zonjës Balili në Kombinat dhe mjekja në fjalë, pasi i bëri ekon, e nxorri shtatzënë prej 6 javësh e dy ditë. Mjekja e këshillon të marrë kokërr aborti, pasi është në kohë. Pas këtij kontrolli, qytetarja në fjalë i drejtohet një tjetër klinike dhe një analize gjaku të specializuar, por nuk kishte gjurmë shtatzënie.

Gjinekologia Rubena Moisiu shpjegon efektet anësore të kokrrës, që shkakton abort. Ajo thotë se medikamentet që u janë dhënë vajzave “shtatzënë”, kanë efekte anësore të menjëhershme.

“Dhimbje të forta barku, në formë krampesh në fund të barkut, hemoragji abondante, që mund të jetë në sasi shumë më të shtuar se sa një cikël normal menstrual, ndjenjë të fikëti, të vjella e deri në diare ndonjëherë”, thotë Moisiu.

Ndërsa më pas ndikojnë në ciklin menstrual, duke i çrregulluar. Specialistja thekson se këto efekte mund të jenë më të rrezikshme te një femër që nuk është shtatzënë, duke rrezikuar edhe në shtatzënitë e ardhshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy