Shkon në 3 numri i viktimave në Roskovec/ Ish-dhëndri i vrau burrin, ndërron jetë dhe gruaja e plagosur

Shkon në 3 numri i viktimave në Roskovec/ Ish-dhëndri i vrau burrin, ndërron jetë dhe gruaja e plagosur

Ka shkuar në tre numri i viktimave i ngjarjes së rëndë të nisur mëngjesin e sotëm në Roskovec dhe të vijuar përgjatë ditës.

 

55-vjeçarja Belere Plaka ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spital, pasi gjendja e saj u rëndua pas operacionit disa orësh që iu nënshtrua.

 

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Nertil (Refit) Buzi vrau ish-vjehrrin e tij Kosta Plaku 58 vjeç dhe plagosi ish-vjehrrën e tij.

 

Ndërkohë pasditen e sotme, rreth orës 16.35, 35-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri duke refuzuar dorëzimin, teksa ishte mbyllur në makinën e tij dhe ishte rrethuar nga policia.

 

35-vjeçari, shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij, Rozalinda Plaku duke qëlluar me armë drejt familjarëve të saj.

 

Më tej ai mori me forcë ish-të fejuarën në makinë, për ta liruar pak orë më vonë gjatë operacionit të policisë.

 

Situata ishte përkeqësuar pas ndarjes së çiftit, ku 35-vjeçari nuk e pranonte dot refuzimin e Rozalindës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy