Nga studio e lajmeve të MCN TV gazetarja Anduena Llabani dha detaje të reja për hetimet për rrjedhjen e pagave.
Siç u shpreh Llabani ka dyshime të forta mbi një specialist IT, i cili ka lënë gjurmë që ka ndërhyrë në sistem.
Intervista:
Ku janë përqendruar hetimet?
Llabani: Njësia “C” e specializuar për krimet kibernetike dhe Prokuroria e Tiranës, tashmë kanë administruar dhe kallëzimin penal të Ministrisë së Financave. Ndërsa gjatë kësaj faze, është arritur të ngrihen dyshime të forta mbi një specialist IT dhe shefat e IT.
Ka qenë Prokuroria që është angazhuar dhe ka nisur hetimet dhe mund të themi se është përmbyllur një fazë e parë e hetimeve të punonjësve në këtë institucion. Një nga punonjësit ka lënë gjurmë që ka ndërhyrë në sistem. Kemi një person të dyshuar mes 10 zyrtarëve të IT-së, që janë marrë në pyetje për këtë çështje.
Hetimet janë përqendruar vetëm tek këta persona?
Llabani: Deri tani është cilësuar si një krim shtetëror. Dyshohet se ndërhyrja është bërë në mënyrë periodike dhe nuk kemi të bëjmë me një rrjet mafioz që ka vjedhur këto të dhëna. Kemi një krim të bërë me dashje dhe qëllim dhe arsyeja do të vërtetohen nga prokuroria.
Duhet hetuar edhe për përgjegjësit për çështje të tilla?
Llabani: Ka një kërkesë dhe vetë drejtoria e tatimeve ka lënë në dispozicion. Punonjësi, emri i të cilit refuzohet të bëhet publik nga policia, rezulton të ketë ndërhyrë gjatë periudhës Janar - Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj. Deri tani i akuzuari nuk e ka pranuar. Në këtë fazë hetimi Prokuroria ka arritur të verifikojë vetëm futjen në server i autorizuar. Sipas rregullores së Tatimeve çdo punonjës IT duhet të futet me “Username” në serverin e rrogave, duke pasur një autorizim të posaçëm me E-Mail apo qoftë dhe me dokument shkresor, pasi me anë të autorizimit jepet dhe arsyeja dhe qëllimi i futjes në sistemin e pagave mujore. Deri në këtë fazë të hetimit janë marrë në pyetje 10 persona, ndërsa çështjes i është bashkangjitur dhe kallëzimi penal i ministrisë së Financave dhe disa qytetarë të tjerë dhe pritet të shihet.
Kemi edhe një kompani të huaj Sagem që ka të dhënat tona...
Llabani: Nuk dihet nëse do të përfshihet në hetim kompania Sagem e cila mbanë të dhënat e shtetasve shqiptarë. Nëse mban përgjegjësi kjo kompani për të dhënat e dala, kjo mbetet për tu parë.



