Ahmetaj është larguar nga Shqipëria/ Këshilli për Mandatet mblidhet prapë për kërkesën për arrestim

Ahmetaj është larguar nga Shqipëria/ Këshilli për Mandatet mblidhet prapë për kërkesën për arrestim

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të vijojë sot shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e deputetit socialist Arben Ahmetaj. Gjatë ditës së djeshme, Këshilli dëgjoi parashtrimet e SPAK-ut, si dhe përfaqësuesit ligjor të Ahmetajt, të cilët kërkuan kohë të njihen me dokumentacionin dhe provat e paraqitura. Njëri prej përfaqësuesve ligjorë të Arben Ahmetajt zbuloi më herët se ish zyrtari i lartë nuk ndodhet në Shqipëri. “Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri”, deklaroi avokati Henrik Ligori para deputetëve dhe prokurorëve të SPAK-ut pa detajuar se ku gjendet ai. Të mërkurën, pala mbrojtëse e Ahmetajt do të thotë pretendimet e saj dhe në përfundim të mbledhjes, Këshilli do të dalë me një raport dhe më pas do të dërgohet në parlament për votim. Ajo që është bërë me dije nga Kuvendi është se mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura për të mos cenuar sekretin hetimor. Ahmetaj, pas një hetimi të gjatë nga SPAK, u akuzua për 3 vepra penale. Ish zëvendës kryeministri i vendit është i dyshuar për “Mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të vazhdojë në orën 16:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy