Një emigrant shqiptar vetëm 20 vjeç, është gjetur i vdekur në një tokë me të mbjella në Itali.
Viktima, kishte pak kohë që kishte nisur punë në bujqësi, ashtu si dhe familja e tij e cila jetonte në zonë ne Sparanise, të Agro Caleno.
I riu shqiptar ishte punësuar në një fermë, ku kultivoheshin produkte në sera, ku dhe u gjet i pajetë.
Nga të dhënat paraprake, siç raportojnë mediat italiane, shqiptari dyshohet të ketë humbur jetën, prej komplikimeve shëndetësore si pasojë e temperaturave të larta.



