Policia e Tiranës kanë ndaluar sot një 27-vjeçar, pasi ai ka tentuar që të korruptojë një punonjës të policisë rrugore.
Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në Rrugën "Gose", Kavajë, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Marjus Rrapaj, 27 vjeç, banues Fier.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin tip “Audi”, i pozicionuar në mënyrë të parregullt.
Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar ti japë 2200 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative.
aterialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.



