Një vajzë ka mbetur e plagosur sot në mesditë në zonën e Ujit të Ftohtë, gjatë hedhjes me parashutë. Mësohet se vajza 32-vjeçare ka pasur probleme gjatë uljes me parashutë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, gjatë zhvillimit të aktivitetit të hedhjes së parashutave në Kaninë. Vajza është dëmtuar gjatë uljes dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë shtetësia D.J., 32 vjeçe, është dëmtuar lehtë për shkak të rrymave të forta të erës.



