Shkodër, kapet automjeti me drogë

Shkodër, kapet automjeti me drogë

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Forest 2" ku u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: F. H., 25 vjeç, banues në fshatin Lepushë, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe.

Për këtë shtetas, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr.243 , datë 08.05.2017 ka urdhëruar ndalimin, si autor i dyshuar për veprën penale të “Trafikim të Narkotikëve”.

Më datë 15.03.2017, në aksin rrugor Hot – Tamarë, në fshatin Rapsh, shtetasi i lartpërmendur sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe e ka braktisur atë në rrugë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e policisë në automjetin tip Benz, në bagazhin e tij u gjenden: 7 thasë, në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 a/1 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy