Mahila: Pjesëtarët e MEK në Shqipëri nuk kanë statusin e refugjatit, ata janë emigrantë me status humanitar. Reagimi i tyre ishte zhgënjim për ne

Mahila: Pjesëtarët e MEK në Shqipëri nuk kanë statusin e refugjatit, ata janë emigrantë me status humanitar. Reagimi i tyre ishte zhgënjim për ne

Më 20 qershor, ndërhyrja e policisë me urdhër të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së për të ushtruar kontroll brenda kampit në Manzë hasi në rezistencë dhe përballje nga anëtarë e MEK ku u gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor. Zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi statusin e anëtarëve të MEK në Shqipëri, për të cilën tha se ata nuk kanë statusin e refugjatit këtu porse atë të emigrantit humanitar. Sipas tij, Policia ka bërë detyrën atë ditë dhe se morën atë shpërblim zhgënjyes atë ditë. "Policia ka bërë detyrën atë ditë dhe natyrisht mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme mendoj se përdoreshin mjete elektronike për kryerjen e sulmeve kibernetike. Ndërhyrja është bazuar në planin operacional, është shkelur një angazhim qe kjo organizatë ka marrë kundrejt shtetit shqiptar. Anëtarët e MEK nuk kanë asnjë status refugjati, që të kesh këtë status duhet të bësh kërkesë për azil, përkundrazi anëtarët para se të vinin këtu, kanë deklaruar se nuk e kërkojnë statusin e refugjatit. Ata janë këtu si të guaj emigrantë me statusin humanitar, ata janë të pajisur me leje qëndrimi me afat 3 vjeçar. Duhet të kemi parasysh se kemi fillimin e ardhjes së tyre që në vitin 2013, deri në vitin 2017, na u shpërblye me atë lloj reagimi nga ata që në fund është një lloj zhgënjimi për ne. Ajo që ndodhi na ka shkaktuar keqardhje për mënyrën se si anëtarët e MEK kanë reaguar ndaj operacionit të policisë të bazuar në zbatimin e ligjit në Shqipëri, një detyrim që organizata MEK e ka marrë ndaj shtetit shqiptar që para se të vinin anëtarët e saj në Shqipëri. Me këto veprime të tyre është shkelur rëndë një ndër angazhimet që kjo organizatë ka marrë ndaj shtetit shqiptar dhe ndjejmë keqardhje sepse gjithë këto vite institucionet janë angazhuar për t’i ndihmuar dhe mbrojtur ata ndaj kërcënimeve që kanë patur".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy