Qytetarët vazhdojnë "luftën" me mushkonjat, dezinsektimi peng i institucioneve
Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara në 20 prill 2023 hapi procedurën e prokurimit "Shërbim dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane" ndarë në 6 lote, Qarku Shkodër, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës, Qarku Fier dhe Qarku Vlorë.
Fondi limit i caktuar për këtë tender është 120.2 milionë lekë. Në dokumentat e këtij tenderi shkruhet se trajtimet e dezinsektimit kryhen në periudhën prill/maj deri në shtator/tetor. Ndërkohë që ekspertët gjithmonë janë shprehur se dezinsektimi duhet kryer para rritjes së temperaturave, në periudhën e pranverës.
Mirëpo pavarësisht se procedura e tenderimit duhej të ishte mbyllur në maj, kjo gjë nuk ka ndodhur. Procedurat janë tejzgjatur për shkak se një operator ekonomik NRG shpk është ankuar për kriteret e kualifikimit dhe specifikimet teknike të tenderit. Ndërkohë që për të njëjtën arsye, Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2021 në një raport auditimi u shpreh se NRG shpk nuk duhej të kishte fituar tenderin e dezinsektimit të vitit 2019.
E teksa Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara dhe kompanitë po zgjidhin problemet me njëra tjetrën, qytetarët dhe pushuesit në zonat bregdetare vazhdojnë "luftën" me mushkonjat. Për mikrofonin e "Xhadat" qytetarët në Divjakë, Golem e Durrës shprehën shqetësimin e tyre për praninë e mushkonjave.
Ndërkohë që Bashkitë e këtyre qyteteve thanë se nuk kanë asnjë dijeni se kur do të kryhet procesi i dezinsektimit për këtë vit.
Nga ana tjetër, tenderi i dezinsektimit të vitit 2019, aktualisht po hetohet nga SPAK. Dyshohet se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.