"Koha për bashkim", Berisha: Kriza energjitike jo nga lufta, por vjedhjet e qeverisë

"Koha për bashkim", Berisha: Kriza energjitike jo nga lufta, por vjedhjet e qeverisë

Pas zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike, ku gjykata vendosi që selia, logoja dhe vula ti kalojnë Komisionit të Rithemelimit, Lideri Historik i Demokratëve Sali Berisha ka zgjedhur të vijojë takimet e foltores në disa qytete të vendit.

Ish-kryeministri ka zhvilluar sot “Foltoren” e radhës në Tepelenë. Në fjalën e tij para demokratëve ai tha se sot PD ka nevojë më shumë se kurë për bashkim.

Ai ju bëri thirrje demokratëve që të lënë mënjanë zemër thyerjet dhe të bashkohen për t’i bërë ballë një regjimi, që është nga më të egrit në Europë sipas tij.

Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevojë që çdo anëtar çdo mbështetës të lere mënjanë çdo zemër thyerje të mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme që na pret përpara, betejën me regjimin më të rrezikshëm, që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin. Regjimin në të cilin kriza po e nxjerr para shqiptarëve se çfarë fatkeqësia është për ta. Ndërkohë që nafta në Ukrainën që lufton është 1 euro më e lirë sesa në Shqipërinë që është mijëra kilometra nga lufta

Berisha ka komentuar edhe krizën energjike në Shqipëri. Ai tha para demokratëve se sot kriza energjetike në Shqipëri nuk lidhet me luftën në Ukrainë, por me vjedhjet dhe keqmenaxhimin e bërë nga qeveria.

Lufta në Ukrainë ka ndikimin e saj në treg, por në Shqipëri janë bërë më të zeza se në çdo vend tjetër të Europës. Pse ne çdo situatë e vështirë na bëhet shumë herë më e rëndë. Sot ministrat dhe kryeministri kanë veshur lëkurën e qengjit duke dalë nëpër dyqane të kontrollojnë çmimet. Energjia në Shqipëri ka koston më të ulët në Europë sepse prodhohet e tëra nga uji. 2/3 e saj prodhohen nga hidrocentralet që e kanë nxjerrë veten 10 herë, nuk ka asnjë lidhje me naftën, as me gazin, megjithatë këta bën krim të tmerrshëm. Në vitin 2021 janë prodhuar në Shqipëri sa kurrë në historinë e këtij vendi. 8 miliardë e 900 milionë kilovat orë energji, ndërkohë kur konsumi është 5 miliardë e 300 milionë. Ne kemi rezerva të mëdha digash, kaskada e Drinit bën një rezervë të mrekullueshme. Në 22 korrik kaskada ka qenë në nivele maksimale, çfarë bënë këta? Hapën turbinat nga Fierza në Vaun e Dejës, shitën me 42 euro megavatin kur në atë kohë shitje me 13 euro. Ai që e bleu e shiti me 130 euro, por diferencën prej 80 eurosh e ndau me ministrin, me drejtorin, tani Fierza po shkon drejt vdekjes. Zbrazën kaskadën dhe tani e ka fajin lufta, jo e ka fajin vjedhja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy