Ky është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentator i masakrës së Lushnjës

Ky është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentator i masakrës së Lushnjës

Ky është Laert Haxhiu, personi i dyshuar si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy persona.

ABC News, pasi siguroi këtë foto, kërkoi konfirmim zyrtar në strukturat e policisë dhe mësoi se edhe policia disponon të njëjtën foto për Laert Haxhiun, i shumëkërkuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit.

Me heret Haxhiu ishtë akuzuar nga Prokuroria e Lushnjës edhe për vrasjen e Gerti Lalës, i njohur ndryshe si “iriqi, ngjarje e ndodhur në vitin 2009. Po ashtu ai është akuzuar si autor kryesor i plagosjes me pistoletë të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut, në 25 shtator të 2016-ës, shumë pranë vendit ku ndodhi atentati mafioz i 11 tetorit .
Ndërkohë lidhur me hetimet për gjetjen e atentatorëve, grupi i hetimit ka marrë në pyetje të premten edhe Julian Sulën, një nga miqtë e dy autorëve të dyshuar Haxhiu dhe Bilbili.

Ai ishte paraqitur në komisariatin e Policisë së Lushnjes për të dhënë deklarime mbi ngjarjen. Por ai më pas u la i lirë, pasi policia kishte prova të mjaftueshme që tregonin vendndodhjen e tij në kohën e atentatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy