Hoxha: Rama e ka shfrytëzuar Vlorën për vota dhe i ka kthyer shpinën, s’ka asgjë të re me të cilën të kërkojë mandatin e katërt (VIDEO)

Hoxha: Rama e ka shfrytëzuar Vlorën për vota dhe i ka kthyer shpinën, s’ka asgjë të re me të cilën të kërkojë mandatin e katërt (VIDEO)

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Vlorë njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Atird Hoxha, deklaratën e Kryeministrit Edi Rama i cili pranoi sot se skuadra e Partisë Socialiste nuk ka bërë sa duhet në Vlorë, e sheh si propagandë.

Në një intervistë për edicionin  lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Rama e ka shfrytëzuar Vlorën gjatë gjithë kohës si bastion të tij për të marrë vota dhe më pas i ka kthyer shpinën.

Sipas tij, Rama është në pikën e tij më të ulët dhe tentojë të blejë dhe të shesë vota, ndërkohë që Vlora ka nevojë vetëm për vëmendje dhe punë të mira.

Hoxha shtoi se nuk ka asnjë gjë të re me të cilët Rama kërkon vota për mandatin e katërt, pasi kandidatët e tij janë personazhe që janë pasuruar me pushtet.

Nëse Rama thotë se nuk kemi bërë aq sa duhet, qeverisja e Ramës në qytetin e Vlorës ka qenë katastrofë.

Nuk mendoj se ka ndonjë arsye që vlonjatët ta votojnë për një mandat të katërt dhe të vijë sërish të kërkojë një mandat tjetër.

Edi Rama ka rënë në grackën e vetë duke thënë se nuk ka bërë sa duhet. Ky ekip është i provuar, nga Damian Gjiknuri, Piro Vëngu, Vullnet Sinaj, Bledi Çuçi, nuk kanë çfarë t’i japin më Vlorës, madje i kanë marrë shumë Vlorës.

Është koha që vlonjatët të votojnë Partinë Demokratike dhe një ekipi të kompletuar që i përfaqëson.

Edhe me këto daljet e shpeshta dhe propagandën që me ekipin e ri do performojë më mirë, mendoj se është një tog fjalësh që Edi Rama t’iu grabisë votën qytetarëve vlonjatë.

Rama iu referohej deputetëve që kanë pasur mandat në periudhë 2021-2025, zonja Resuli, zoti Meta, zoti Tahiraj.

Nuk ka asnjë gjë të re me të cilët Rama kërkon vota për mandatin e katërt, janë personazhe që janë pasuruar me pushtet, janë përfshirë në afera si ajo e portit të Durrësit.

Pirro Vëngu është shpërblyer për firmën në portin e Durrësit, që iu dha klientëve të qeverisë, Alabarit të Dubait.

Ka marrë shpërblim për firmën që ka hedhur për tjetërsimin e portit të Vlorës. Damian Gjiknuri është i hetuar për shit-blerjen e votës.

Në Vlorë ka dhënë shembullin më të keq të mundshëm. Vullnet Sinaj, është një personazh i njohur dhe në zonën e tij elektorale lumi i Vlorës, apo bashkia Selenicë që tenton ta kompromentojë.

Është një personazh që me makarona të falsifikuara nga bizneset e tij tenton të grabisë votën.

Janë personazhe që në qytetin e Vlorës iu ka dalë boja, apo janë disa jesmenë si zoti Gjiknuri që ka dalë në listë të hapur dhe tenton të blejë vota.

Ramës nuk i kanë mjaftuar 12 vite se nuk e ka programin e tij të punës dhe program të mirëfilltë qeverisje. Ai ecën me tam tame, me tepsi dhe kusi.

Vlorën e ka shfrytëzuar gjatë gjithë kohës si bastion të tij për të marrë vota dhe më pas për të kthyer shpinën ndaj saj.

Mendoj se pavarësisht ndjesës, qytetarët e Vlorës në tre mandate i kanë dhënë mjaftueshëm Edi Ramës.

Nuk ka më 300 vende pune, nuk ka shëndetësi falas, legalizime falas, nuk ka ulje të taksave për qytetarët e Vlorës.

Ka vetëm shtim të taksave dhe hemorragji të qarkut të Vlorës, ku fshatrat e Vlorës janë zbrazur, janë zona të tëra të zbrazura, njerëzit janë larguar.

Rama është në pikën e tij më të ulët, patjetër që mendoj se do tentojë të blejë dhe të shesë vota. Vlora ka nevojë vetëm për vëmendje dhe punë të mira.

Për atë paketën e emergjencës që Partia Demokratike e ka shpallur tashmë, për minimumin jetik 200 euro, paga minimale 500 euro, për një infrastrukturë të përmirësuar, se Vlora është kthyer në një qytet të pajetueshëm. Gjithë vija bregdetare është kthyer në një kantier kur nuk dihet kur do përfundojë.

Zona bregdetare është e gjitha jashtë fokusit të qeverisjes vendore dhe qendrore, mungon me ditë energjia elektrike dhe uji i pijshëm.

Janë zona të tëra si bashkia Orikum që prej vitesh nuk ka asnjë investim të vetëm.

Janë njësitë administrative që i janë bashkuar bashkisë Vlorë, si njësia Novoselë, e cila është lënë në harresë totale dhe mungon vëmendja për elementët kryesorë jetësorë, sa i takon jetës në këto njësi administrative.

 Rama po tenton që zona turistike si Tragjasi, Dukati, po përpiqet që ti shpopullojë, duke iu marrë ujin, siç po ndodh dhe me lumin Shushica.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy