Burri gjysmë i zhveshur sulmon me thikë qytetarët në Oslo, dyshohet për disa viktima

Burri gjysmë i zhveshur sulmon me thikë qytetarët në Oslo, dyshohet për disa viktima

Një burrë gjysmë i zhveshur me thikë në dorë ka sulmuar qytetarët në rrugët e kryeqytetit norvegjez, Oslo, këtë të martë.

Policia bëri me dije se burri u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa mediat raportuan pamje nga ngjarja ku shihej se sulmuesi ishte i zhveshur nga mesi e lartë dhe mbante në dorë një thikë.

Policia tha se “kishte më shumë se një viktimë”, ndërsa nuk dha detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia tha se një makinë patrullimi në lagjen Bislett të Oslos veriore hyri në një ndërtesë për të ndaluar sulmuesin. 

Më pas ai sulmoi automjetin dhe arriti të hapte derën e makinës, tha zëdhënësi i policisë Torgeir Brenden.

Ai tha se 'disa të shtëna' u qëlluan në drejtim të burrit, por nuk specifikoi nëse ishin oficerët e policisë në makinë që hapën zjarr. 

Brenden tha se autori u dërgua me urgjencë në një spital, por nuk arriti të mbijetonte.  

Muajin e kaluar një burrë i armatosur me një hark e shigjetë dhe një thikë vrau pesë persona në një qytet të vogël në jugperëndim të Oslos. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy