Banorët e “Astirit” kundër Veliajt: Nuk ka lloto e lavazhe, janë shtëpi të ngritura me djersë (VIDEO)

Banorët e “Astirit” kundër Veliajt: Nuk ka lloto e lavazhe, janë shtëpi të ngritura me djersë (VIDEO)

Në ditën e 15-të të protestës, banorët e Unazës së Re kanë kundërshtuar sërish prishjen e banesave të tyre, për t’i hapur rrugë zgjerimit të rrugës.

Ata kanë marshuar në rrugë drejt zonës së sheshit “Shqiponja”, ndërsa kanë hedhur fishekzjarrë e shashka.

Edhe sot, protestës së banorëve iu bashkuan deputetët e opozitës, Flamur Noka e Klevis Balliu.

Dy javët e fundit, ata kanë zhvilluar protesta të përditshme me anë të të cilave kundërshtojnë planin që përfshin prishjen e banesave të tyre dhe dëmshpërblimin me një qira 3-vjeçare.

Banorët e Unazës së Re kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat, të cilat thonë se i kanë ndërtuar me kursimet e një jete.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy