Lavrov: Forcat e armatosura të Kosovës s’duhet të jetë prezente në veri

Lavrov: Forcat e armatosura të Kosovës s’duhet të jetë prezente në veri

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se nuk guxon të vijë deri tek një përleshje e re e armatosur në Ballkan.

“Shpresoj që të gjithë do ta kuptojnë se këtë nuk guxojmë ta lejojmë”, ka thënë Lavrov në konferencën vjetore me gazetarë në lidhje me rezultatet e ministrisë që ai drejton gjatë vitit 2016, duke shtuar se tensioni në Ballkan po rritet në mënyrë drastike, transmeton Koha.net.

Ai ka deklaruar se “forcat e shqiptarëve të Kosovës nuk duhet të jenë prezente në veriun e Kosovës të banuar nga serbët”.

Duke folur për gjendjen në Ballkan, Lavrov ka thënë se “Bashkimi Evropian duhet ta qetësojë gjendjen atje dhe të ndikojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Beogradit e Prishtinës”.

“Mirëpo, historia na mëson se historia nuk na mëson asgjë. Shpresoj që kësaj radhe të gjithë e kuptojnë nevojën që t’i shmangen konflikteve ushtarake”, ka shtuar Lavrov.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy