Në familjen Avdia në zonën e Laprakës në Tiranë po vajtohet vogëlushja 7-vjeçare, e cila u përplas me skaf nga një efektiv policie në plazhin e Potamit në Himarë.
Familja ka hapur dyert e mortit, ku familjarë miq dhe të afërm, lotojnë për të miturën e ndjerë, para se të përcillet në banesën e fundit në orën 15.00, në varrezat e Tufinës.
Gazetari i MCN TV, Besmir Pula, raporton nga banesa e familjes së të ndjerës, duke konfirmuar se asnjë zyrtar apo qeveritar nuk është parë që të shprehin ngushëllimet për ngjarjen tragjike.
Të afërm të familjes u shprehën të tronditur, duke thënë për mikrofonin e televizionit “Ne kemi hallin tonë, nuk na intereson shteti”.
Përplasi me skaf për vdekje vogëlushen/ Sa vite burg rrezikon efektivi Arjan Tase



