Një krim në familje ka tronditur qytetin e Shkodrës orët e vona të kësaj të diele, ku sipas raportimeve paraprake mësohet se vëllai ka vrarë motrën.
Krimi në familje ka ndodhur pranë shkollës “Ndoc Mazi”, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat.
Mësohet se viktima është Diana Vuka, rreth 50 vjeçe, ndërsa autori I dyshuar është identifikuar si Fabian Vuka.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes e cila ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të plota të këtij krimi në familje.
Kjo është ngjarja e dytë kriminale që ndodh mbrëmjen e sotme. Më herët u qëllua për vdekje me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil, biznesmeni Gramoz Memaj.
Informacion paraprak:
Rreth orës 22:30, në lagjen "Ndoc Mazi", Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes



