Kreu i Departamentit të Ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorian Teliti thotë se forcimi i monedhës kombëtare nuk vjen nga rritja ekonomike, por nga faktorë të tjerë.
Nga studio e “MCN Economy”, ai deklaroi se çdo forcim i lekut, nëse do vinte nga rritja ekonomike, do ishte lajm pozitiv për Shqipërinë.
Sipas tij, rritja ekonomike 3-4% nuk do të thotë në rritje ekonomike që preket nga të gjithë ne.
Ai nënvizoi se rritja ekonomike vjen nga sektori i ndërtimit, duke shtuar gjithashtu se ky sektor nuk është i qëndrueshëm.
Por ekonomia ka ecur me hapat e veta dhe nuk justifikohet në asnjë element shkencor dhe në forcimin e lekut hyjnë në lojë disa elementë jashtë zhvillimit ekonomik, të cilat përmenden nga banka kombëtare dhe ato ndërkombëtare në raportet zyrtare.
Zhvlerësimi i euros ka ndodhur si pasojë e hyrjes së euros në tregun shqiptar e një sasie likuiditeti në mënyrë joligjore, që ka zhvlerësuar monedhën euro.
Eksportuesit shqiptarë gjatë vitit 2024 kanë falimentuar, pasi mbështetja për kompensimin e dëmeve nuk u dha, jemi në një situatë jo të mirë ekonomike dhe të performancës jo të mirë ekonomike shqiptare.
Jemi në një situatë kritike në ekonominë shqiptare. Produkti “Made in Albania” konstatohet qartë se nuk ka përmirësim të tij.
Rritja ekonomike 3-4% nuk do të thotë në rritje ekonomike që preket nga të gjithë ne.
Me të vërtetë ka rritje ekonomike, por është e prodhuar nga disa faktorë unikë në llojin e tyre dhe të vegjël në numër.
Fakti që rritjen ekonomike nuk e prekin as familjet dhe as sipërmarrjet, është një fakt i dukshëm.
Pjesa më e madhe nuk gëzojnë nga kjo rritje ekonomike. Ku bazohet ekonomia shqiptare sot?
Vit pas viti shohim ndryshime qëndrimesh, një herë fokusohemi te turizmi, njëherë te ndërtimi.
Kjo rritje ekonomike 3-4% po vjen kryesisht nga sektori i ndërtimit. Por ky sektor nuk është i qëndrueshëm. Nuk është si ushqimi.
Ndërtimi ka marrë zhvillim vitet e fundit në Tiranë dhe bregdet.
Ne nuk mundet sot të përcaktojmë dhe konstatojmë një model zhvillimor të bazuar në shtylla të shëndosha.
Ajo që duhet bërë, është që ne duhet t’i rikthehemi prodhimit të vogël dhe të mesëm.
Për industri të vogël dhe të mesme i kemi kapacitetet. Ne duhet t’i kthejmë sytë te bujqësia.
Nuk ka pse Shqipëria të importojë domate, vezë, qumësht, por në fakt kjo ndodh.
Dhe ato që i kemi avantazhet tona konkurruese, bujqësore dhe blegtorale, nuk jemi duke i shfrytëzuar, përkundrazi jemi duke i dëmtuar ato.
Duhet mbrojtur produkti shqiptar dhe produkti “Made in Albania” duhet të jetë prioriteti kryesor.
Në vijim ai tha se gjysma e stokut të borxhit publik është në monedhën shqiptare dhe gjysma tjetër në euro dhe se zhvlerësimi i euros, ndikon në reduktimin fiktiv të borxhit publik në letrat zyrtare dhe jo në stokun e tij në vlerë.
Teliti deklaroi se ta kesh defiçitin e ulët është diçka e mirë dhe se qeveria ka parashikuar 2-3%, por se fakti që ka rezultuar defiçit më i ulët nuk duhet parë si sukses, pasi vjen nga mungesa e kryerjes së investimeve publike dhe është vlerë më pak e shtuar në investimet shqiptare.



