
Edhe në Durrës, besimtarët myslimanë morën pjesë sot në faljen e Fitër Bajramit.
Siç njoftoi për MCN live, korrespondentja nga Durrësi, Ervina Garo, mesazhi i sivjetmë përpos një begatie dhe harmonie mes njerëzve, ka shtuar edhe kërkesën e besimtarëve për një shtim të një objekti të ri fetar në këtë qytet.
Kjo, sepse Xhamia e Madhe në Durrës, nuk i plotëson fluksin në shtim të besimtarëve që duan të predikojnë besimin e tyre.
Ata kryen faljen e namazit, që filloi në orën 06:55 në Xhaminë e madhe të qytetit, por edhe në xhamitë e tjera nën drejtimin e drejtuesve më të rëndësishëm të këtij komuniteti në Durrës.
Numri i lartë i besimtarëve, i rritur ndjeshëm ndër vite ka bërë që drejtuesit e këtij besimi në Durrës të artikulojnë idenë për ndërtimin e një tjetër xhamie, pasi objektet aktuale të kultit nuk e përballojnë fluksin e besimtarëve që duan të kryejnë ritet fetare në xhami.
Korrespondentja Garo, bëri të ditur se gjatë ditës do të ketë edhe drekë solidariteti nga Xhamia e madhe për besimtarët në këtë ditë të shenjtë.



