
Me çadra në duar opozita e bashkuar ka marshuar në 5 institucionet shtetërore për të thënë se nuk i njohin si institucione.
Në nisje të protestës para kryeministrisë Basha u shpreh se nuk ka zgjidhje tjetër përveç qeverisë teknike. Ndërkohë në fund të saj kryedemokrati u shpreh se nuk pranon dialog me kryeministrin Edi Rama.



