Fertilizimi in vitro, gjinekologia Dema shpjegon kriteret dhe limitet e procedurës

Fertilizimi in vitro, gjinekologia Dema shpjegon kriteret dhe limitet e procedurës

Mjekja obstetër-gjinekologe Eglantina Dema shpjegon mënyrën se si funksionon fertilizimi in vitro i cili tashmë është futur si procedurë edhe në spitalet shtetërore.

Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, mjekja e cilësoi si një temë shumë delikate dhe komplekse pasi pasja e një fëmije është gjëja më e rëndësishme në jetë për çdo çift dhe se duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi secili nga çiftet ka specifikat e veta dhe kontrollet për çdo çift janë individuale.

Dema tha se procesi nuk është i rrezikshëm nëse bëhet sipas rregullave mjekësore të duhura dhe se duhet të kuptohet se kur duhet bërë in vitro.

Drupal Ad

Kur një çift tenton një vit rresht ka marrëdhënie të rregullta të pambrojtura për të pasur një shtatzëni dhe nuk realizohet, ne e konsiderojmë infertilitet.

Ne duhet të përcaktojmë shkaqet e infertilitetit dhe duhet bërë konsulta në çift.

Më parë gjithmonë fajësoheshin gratë dhe çohej vetëm gruaja te mjeku dhe merreshin mjekime të pafundme te një grua që nuk kishte asnjë problematikë gjinekologjike, duke rënduar shëndetin e saj, ndërkohë që problemi ishte i partnerit.

Sot çdo konsultë bëhet në çift dhe paralelisht përcaktohen problematikat e gruas dhe burrit.

Ka shumë raste që dalin problematikat në pah dhe zgjidhet dhe çifti mund të realizojë shtatzëni në mënyrë natyrale dhe in vitro është hapi i fundit. Siç është bllokimi i tubave të fallopit.

Por in vitro është hapi i fundit dhe rekomandimi i mjekut. Mund të ketë shumë raste abuzive kur kanë shkuar drejt in vitros pa përcaktuar më parë se cilët janë shkaqet e infertilitetit.

Kam pasur disa raste suksesi vetëm nga përcaktimi i shkaktarëve si një infeksion vaginal që e kam trajtuar me kujdes, vetëm pas një trajtimi të kujdesshëm ka arritur çifti të kenë një fëmijë.

Infeksionet vaginale janë më të shpeshta tek çiftet dhe një trajtim i mirë i tyre ndihmon në arritjen e një shtatzënie në mënyrë krejt natyrale, për të mos nxituar drejt shkuarjes tek in vitro.

Nuk duhen vendosur absolutisht tre embrionë, se mund të ndodh të zhvillohen të tre.

Por mosha që i drejtohet in vitros është më e madhe dhe rreziqet sa më shumë embrione të vendosen aq më shumë rreziqe ka për gruan, por edhe për abort.

Normalisht vendosen dy embrione me shpresën që njëri prej tyre të zhvillohet.

Para in vitros është një fazë parapërgatitore, ku futet edhe ana psikologjike se është një çift që nuk ka realizuar në mënyrë natyrale një shtatzëni dhe psikologjikisht janë shumë të ngarkuar.

Dhe janë dhe procedura shumë të shtrenjta dhe kostot e vështirësojnë.

Bëhet një stimulim me anë të hormoneve për të prodhuar vezë që ne pastaj të kemi mundësi të marrim një sasi të konsiderueshme vezësh për ti futur në ngrirje.

Procedura e marrjes së vezëve bëhet nën anestezi dhe qetësues. Kjo bëhet për arsye të dhimbjes dhe tolerancës dhe në Shqipëri në të gjitha rastet bëhet në gjendje gjumi.

Me sondën transvaginale i afrohemi vezores dhe bëhet aspirimi me agën e posaçme, nën drejtimin ekografik për të mos realizuar asnjë lloj komplikacioni.

Suksesi varet nga problematika që ka çifti, në një grua që ka pasur aborte të herë pas hershme, procedura e in vitros rrezikon, bëhet bashkimi në laborator i qelizës vezë me spermatozoidin dhe krijohet embrioni.

Procesi i bashkimit të vezës me spermatozoidin bëhet jashtë trupit, në laborator.

Procedura e vendosjes së embrionit është në gjendje zgjuar se është shumë e thjeshtë.

Është vendosur si kriter duke qenë procedurë e shtrenjtë, fatmirësisht u realizua dhe në Shqipëri, për momentin është vendosur një protokoll dhe ca rregulla të qarta te “Koço Glozheni” ku çifti do shkojë te mjeku i familjes, do marrë rekomandimin te gjinekologu.

Një nga kriteret ishte dhe i moshës, mbi moshën 42 vjeç, nuk do pranohen.

Ndërsa në privat mund të shkosh në moshë më të madhe, në spitalet private në Shqipëri ka raste specifike suksesi ku mjeku bashkë me çiftin kanë rënë dakord dhe është realizuar dhe në mosha më të avancuar, dhe në moshën 56 vjeç një çift që ka ardhur nga jashtë.

Dhe në moshën 52 vjeç një tjetër rast suksesi me shtatzëni binjake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy