Dhunoi për vdekje 80-vjeçarin, Prokuroria e Fierit çon për gjykim Ilir Nukajn

Dhunoi për vdekje 80-vjeçarin, Prokuroria e Fierit çon për gjykim Ilir Nukajn

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ilir Nukajn për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ me pasojë vdekjen, në dëm të viktimës Namik Rustemi dhe për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ në dëm të viktimës A.R. parashikuar nga nenet 88/2 dhe 89 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi I.N., për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve, ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, Namik Rustemi.

Çështja penale dërgohet për gjykim në ngarkim të shtetasit I.N., hetuar më masë sigurimi “Arrest në burg”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy