Kalemaj: Rusia ka dështuar të kontrollojë qytetet e mëdha në Ukrainë

Kalemaj: Rusia ka dështuar të kontrollojë qytetet e mëdha në Ukrainë

Profesori i Shkencave Politike, Ilir Kalemaj, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për luftën në Ukrainë dhe asimetrinë e dy ushtrive që po përballen me njëra tjetrën.  Kalemaj tha se pavarësisht kësaj asimetrie, rusët kanë dështuar të marrin qytetet e mëdha.

Ka asimetri të qartë për ushtrinë konvencionale, Rusia ka trefishin. Kemi asimetri sa i përket mjeteve të blinduara, artilerisë.  Rusia i kishte shpresat që nëpërmjet një sulmi blitz të merrte Kievin. Përveç Krimesë, ka një pjesë të Donbasit. Rusë etnikë në Donbas ka vetëm 28%. Por, Rusia ka dështuar të kontrollojë qytetet e mëdha.

Kemi asimetri të mjeteve të blinduara, anijet në detin e zi, dhe së fundmi Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje për 4 flotë anije në detin e zi për ushtrinë ukrainase e cila nëse do të rezistojë 2-3 javët e para atëherë do të kemi një luftë të gjatë guerrilase.

Rusia i kishte të gjithë shpresat që të pushtonte Kievin dhe të nxirrte jashtë loje qeverinë ukrainase dhe më pas të arrinin një traktat paqeje dhe kthimin e Ukrainës në një shtet neutral. Këtë synonte Rusia, por duke hasur në rezistencë ndryshoi strategji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy