Pjesën më të madhe të të ardhurave të tregut të sigurime e përbën ajo e sigurimit të detyrueshëm motorrik. Shqiptarët paguajnë sigurimin e makinës pasi ai është i detyrueshëm, por sa i përket sigurimit të jetës apo pronës, ai është në nivele të ulëta.
Ndonëse sigurimi vullentar ka një rritje të lehtë vitin e fundit, ai sërish në raport me rajonin dhe vendet e BE, ka nivel të ulët. Shqiptarët kanë nivel të ulët në sigurimin e jetës, shëndetit dhe pronës.



