Chick Vennera, aktori i njohur për rolin e tij në “The Golden Girls, ka vdekur në moshën 74-vjeçare.
Vennera ndërroi jetë pas një lufte të gjatë me kancerin në mushkëri.

Ylli kishte një karrierë të gjerë, por personazhi i tij më i pëlqyer ishte në filmin “Thank God I’ts Friday”, ku ai vallëzonte sipër makinave.

Puna e fundit e Vennera ishte në vitin 2009 në “Bayonetta”.

Megjithë talentin e tij për aktrim, Vennera ishte dhe një muzikant, ai mund të luante në piano, klarinetë dhe saksofon.



