Merkel flet pas sulmit në Berlin: Askush nuk mund të na bëjë të jetojmë me frikë

Merkel flet pas sulmit në Berlin: Askush nuk mund të na bëjë të jetojmë me frikë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tregua e kujdesshme duke mos përmendur fjalën sulm terrorist lidhur me ngjarjen e djeshme në Berlin. Në një konferencë shtypi paraditen e sotme, Merkel tha se ende nuk është e qartë ngjarja që ndodhi dje në tregun e Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman, por hetimet që vijojnë do të zbardhin çdo gjë. Merkel u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe tha se kjo ngjarje nuk mund t’i bëjë gjermanët të jetojnë me frikë.

“Ne çdo ditë përballemi me krizën e refugjatëve, punojmë për ta zgjidhur këtë situatë. Një mbledhje do të vijojë për të përcaktuar masat që do të merren. Bashkë me ministrin e Brendshëm do të vizitojmë të plagosurit. Miliona njerëz sot në mëngjes kanë menduar se duhet të vizitojmë edhe vendin ku ndodhi ngjarja. Unë nuk e kam ende një përgjigje për këtë sulm, por ju garantoj se nuk do të jetojmë me frikë. Edhe pse duket e vështirë, ne do ta gjejmë forcën t’i jetojmë jetët tona pa frikë”, tha Merkel. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy