Një 34-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi u kap me armë zjarri me vete.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë 34-vjeçari i identifikuar si Fatjon Guri, banues në fshatin Bleran, Shkodër.
Gjatë patrullimit në lagjen “Liria”, Shkodër, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Forca e Posaçme “Shqiponjat” kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta dhe pas kësaj i janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.



