Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për gjenocidin serb (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për gjenocidin serb (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për gjenocidin serb. 

Nga 79 deputetët të cilët ishin të pranishëm në seancë, të gjithë votuan pro miratimit të kësaj rezolute.

Votimi u parapri nga publikimi i dy fotove, të cilat tregojnë rastin e përdhunimit të një gruaje kosovare nga paramilitarët serbë në sytë e familjarëve nën kërcënimin e armës dhe trupin e pajetë të një vajze 7-vjeçare, gjithashtu viktimë e dhunës së forcave serbe.

Fotot u publikuan nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina. Në lidhje me këtë reagoi Prokuroria Speciale, që njoftoi se nuk ka qenë në njohuri për rastin e përdhunimit që shfaqet në fotografi, për të cilin do të hapet një hetim.

“Prokuroria Speciale njofton që vetëm pas publikimit të fotos nga deputetja Brovina, e ka kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, pasi deri me tani për një fotografi të tillë nuk kemi pasur informata, as nga deputetja Brovina e as nga dikush tjetër”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Ndërkohë, publikimi i fotove ndau edhe opinionin. Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cilësoi të neveritshëm e jonjerëzor pubikimin e fotove.

“Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk janë vegla që mund t’i përdorni për spektaklet e juaja politike,” thuhet në reagimin e Jahjagës.

Shkelje të dinjitetit të të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë, e ka konsideruar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës, që u ka bërë thirrje deputetëve të kërkojnë përgjegjësi nga gjykatat për mungesë të trajtimit dinjitoz të rasteve të këtilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy