
Eksperti amerikan i sigurisë, Daniel Serwer, ka reaguar pas deklaratave të kryeministres serbe Ana Bërnabiç lidhur me barrikadat dhe tensionet në Veri të Kosovës.
Përmes një deklarate në Twitter, Serwer thekson se askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët, të sulmojë policinë dhe të rrezikojë sigurinë publike.
Askush nuk dyshon në të drejtën e serbëve në Kosovë për të protestuar në mënyrë paqësore, por nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët, të sulmojë policinë dhe të rrezikojë sigurinë publike. Dhe nuk ka të drejtë si kryeministër i Serbisë të përdorë njerëzit në listën e pagave të shtetit tuaj për të destabilizuar një shtet fqinj”.



