Diferencat gjinore/ Gjuha që flasim mund të bëhet përcaktuese për karrierën tonë

Diferencat gjinore/ Gjuha që flasim mund të bëhet përcaktuese për karrierën tonë

Femrat nuk janë të prira në të njëjtën masë si meshkujt që të ndjekin karrierën në fusha si shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika. Një studim i ri në Universitetin Carnegie Mellon ekzaminoi 25 gjuhë për të eksploruar stereotipet gjinore në gjuhë që minojnë përpjekjet për të mbështetur barazinë në karrierën në fushat e mësipërme. Rezultatet u pulbikuan në revistën “Nature Human Behavior”.

Studiuesit morën përsipër të ekzaminojnë efektin e gjuhës në stereotipet e karrierës sipas gjinisë. Ata zbuluan se lidhjet implicite gjinore parashikohen fuqimisht nga gjuha që flasim. Puna e tyre sugjeron që asocimi gjuhësor mund të lidhet në mënyrë rastësore me gjykimin e nënkuptuar të njerëzve për atë që gratë mund të arrijnë.

Në përgjithësi, ekipi ekzaminoi sesi fjalët të caktuara lidhen me gratë në krahasim me burrat. Për shembull, sa shpesh asociohet fjala 'grua' me 'shtëpinë', 'fëmijët' dhe 'familjen', ndërsa 'burrë' asociohet me 'punë', 'karrierë' dhe 'biznes'.

"Ajo që nuk është e qartë është se shumë informacione që gjenden te gjuha, përfshirë informacionin për stereotipet kulturore, përcaktojnë deklarata të drejtpërdrejta, por në shkallë të gjerë edhe marrëdhënie statistikore midis fjalëve", thotë një nga autorët e studimit. "Edhe pa hasur në deklarata të drejtpërdrejta, është e mundur të mësohet se ekziston një stereotip i ndërfutur në gjuhë, sipas të cilit gratë i bëjnë më mirë disa gjëra dhe burrat disa të tjera".

Ata zbuluan se gjuhët me një asociacion më të fortë gjinor lidhen më qartë me stereotipet e karrierës. Ata gjithashtu zbuluan se ka një marrëdhënie pozitive midis termave të profesionit që në një farë mënyre ka një “markë” sa i përket gjinisë dhe forcës së këtyre stereotipeve gjinore.

Studiuesit zbuluan se mosha mesatare e një popullsie ndikon në rezultatet e studimit. Vendet me një popullsi më të moshuar kanë një paragjykim më të fortë sa i takon lidhjes së gjinisë me karrierën.

"Pasojat e këtyre rezultateve janë mjaft të thella", thonë studiuesit. "Rezultatet sugjerojnë që nëse flisni një gjuhë që është vërtet e njëanshme, atëherë ka më shumë të ngjarë të keni një stereotip gjinor që i lidh burrat me karrierën dhe gratë me familjen".

"Studimi ynë tregon se statistikat e gjuhëve parashikojnë paragjykime të nënkuptuara të njerëzve - gjuhët me paragjykime më të mëdha gjinore kanë tendencë të kenë folës me paragjykime më të mëdha gjinore", thonë autorët e studimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy