
Banorët e Karaçevës në komunën e Kamenicës në Kosovë, ankohen se KFOR-i ka vendosur arbitrarisht vijën kufitare, që i ndan me Serbinë, duke i lënë në Serbi pronat e tyre. Banorët e Karaçevës protestojnë që prej vitit 1999, kur KFOR-i vendosi kufijtë. Ata e krahasojnë këtë ngjarje me situatën e demarkacionit me Malin e Zi dhe me Mitrovicën.



