
Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nesër do të shpalosë platformën e tij për kryetar.
Prezantimin e kësaj platforme, themeluesi i Vetëvendosjes do ta bëjë në “Sallën e Kuqe” në Pallatin e Rinisë nga ora 15:00.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi që është publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.
Edhe pse nesër do të prezantohet platforma e Albinit nuk duhet të harojmë se Lëvizja Vetëvendosje është duke u përballur me probleme të brendshme, dhe se deri më tani shumë nga zyrtarë të lartë të këtij partie kanë dhënë dorëheqjen nga postet drejtuese.
Zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes do të mbahen më 21 janar, ndërkaq Albin Kurti duhet të marrë mbi 50 për qind të votave për tu bërë kryetar i këtij subjekti.



